
Këngëtarja e njohur dhe moderatorja Enxhi Nasufi ka folur më shumë për eksperiencën e saj në DWTS, por edhe për momentet më pikante të këtij rrugëtimi.
Në një intervistë për “Live From Tirana”, ajo tha se para spektaklit ka pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës së saj, pas 7-vitesh.
“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7-vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha ajo.
Lini një Përgjigje