TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Korrik 2025, 11:52

Çfarë deliri! Ronaldo Sharka ‘guxon’ të krahasohet me Blendi Fevziun: të dy jemi nga Lushnja

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë deliri! Ronaldo Sharka ‘guxon’ të krahasohet

‘Këmborët’ që i kanë varur në qafë Ronaldo Sharkës andej nga Topi duket se po i tund aq shumë, sa po ‘zgjon gjithë fshatin’. Sharka, i cili nuk ka punuar një ditë si gazetar, por është përpjekur shumë të bëjë moderatorin (me fjalor shumë modest dhe njohuri në kufijtë e thashethemit) ‘guxon’ të krahasohet me gazetarin dhe moderatorin e njohur Blendi Fevziu.

Me delirin ‘çfarë ka Fevzo më shumë se unë?!’, Roni rendit disa pika që sipas tij, tregojnë ngjashmëritë dhe diferencat mes tyre.

Si pikë të parë dhe kryesore ai ka origjinën nga Lushnja (edhe pse Fevizu nënën e ka nga një familje e njohur e Tiranës). Gjithsesi, e pranon se karrierat e tyre ecin në ritme dhe formate të ndryshme: Fevziu dominon ‘Prime time’-n në Klan, dërsa Sharka ka një emision paradite në Top Channel. Por e rëndësishme është që të dy kanë makina dhe Naldi e quan si ‘pikë ngjashmërie këtë’: Fevziu lëviz në Benz, unë me Audi.

Sigurisht që këto ai i ka shkruar me dopio sens: pra, gjysmë auto ironi e gjysmë delir, por për ndonjë të ngjashëm me të, mund të merren shabllon. Madje, mund të ketë edhe nga ata që të nisin ta besojnë vërtet.

Shkodranët kanë një shprehje shumë të bukur për këtë rast: Në do të mallkosh njeri thuaji “Të hiptë vetja në qejf!” /Pamfleti

Çfarë deliri! Ronaldo Sharka ‘guxon’ të krahasohet Çfarë deliri! Ronaldo Sharka ‘guxon’ të krahasohet

ronaldo sharka blendi fevziu delir

Lini një Përgjigje