TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Tetor 2025, 10:17

Film po, por jo këngë; Kiara Tito rrëfen pse nuk do bënte kurrë duet me Luizin

Shkruar nga Pamfleti

Film po, por jo këngë; Kiara Tito rrëfen pse nuk do bënte

Filmi që do të shohë protagonistë Kiara Titon dhe Luiz Ejllin pritet të dalë shpejt në kinema dhe duhet thënë se kureshtja është shumë e madhe për të parë çiftin e famshmë bashkë në ekranin e madh. Por nuk është e njëjta gjë kur flitet për muzikë. Kiara ka rrëfyer se, edhe pse e dashuron artin dhe muzikën, është e pamundur ta shohë veten si këngëtare.

E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, ajo u pyet nëse mund të bëjë një projekt muzikor me Luizin.

Kiara ka pranuar se pavarësisht pasionit për muzikën, zëri nuk është pika e saj më e fortë:

“Unë vesh muzike kam shumë, por zëri nuk më dëgjon. Jam munduar, me gjithë dëshirën për një duet me Luizin, por jo… Në muzikë nuk dua të futem.”– është shprehur ajo.

Moderatorja, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën personale dhe marrëdhënien me Luiz Ejllin, tregoi se preferon të qëndrojë pranë mikrofonit si prezantuese, aty ku ndjehet më e sigurtë.

kiara dhe luizi duet

Lini një Përgjigje