
Olta Gixhari ka rrëfyer se po kalon një problem shëndetësor dhe në një lidhje direkte në telefon për emisionin “Goca dhe Gra” ajo foli edhe për historitë e saj të lidhura me supersticionin.
E pyetur nga Kiara për shëndetin e saj, Olta tregon se po kalon një periudhë pak të vështirë, por beson se do të kalojë.
“Ajo nuk ka lidhje me supersticionin. Po kaloj një periudhë të pakëndshme. Çdo gjë do shkojë shumë mirë”, tha Olta.
Olta iu bashku edhe temës që po diskutohej në studio dhe ndau historitë e saj mbi supersticionin.
“Unë kam shumë besim tek sinjalet e rastësishme. Në qoftë se je i vëmendshëm asgjë nuk është rastësi, ajo është realitet. Unë kam shumë histori. Për shembull historia më e bukur ka qenë kur bëra çunin. Nuk po ngelja dot shtatzënë pas “Big Brother”. Më doli në ëndërr që duhet të provoja për shtatzëninë. Burri ishte jashtë shtetit, i thashë të vinte urgjent ditën tjetër. Pastaj bëra djalin”, tregoi Olta.
Lini një Përgjigje