TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Qershor 2026, 13:10

Bia Khalifa përjeton sulm paniku, përfundon nën kujdes mjekësor

Shkruar nga Pamfleti
Bia Khalifa përjeton sulm paniku, përfundon nën kujdes
Bia Khalifa përjeton sulm paniku, përfundon nën kujdes mjekësor

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Bia Khalifa, ka zbuluar se po përballet me një periudhë të vështirë që ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau një fotografi nga një ambient mjekësor, ku shfaqej duke marrë infuzione, duke lënë të kuptohet se kishte kërkuar ndihmë profesionale pas shqetësimeve të fundit.

Në të njëjtin reagim, Bia tregoi se kishte përjetuar një sulm paniku, ndërsa shkak kryesor sipas saj është bërë problemi me llogarinë e saj kryesore në Instagram, për të cilën ka humbur aksesin.

“Kam kaluar një sulm paniku sot. Po përpiqem ta rikthej sa më shpejt Instagramin tim. Po bëhet shumë stresuese për t’u përballuar”, ka shkruar ajo.

Influencerja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së saj, por ka bërë të ditur se po punon për të rikuperuar profilin, i cili përbën një pjesë të rëndësishme të aktivitetit të saj në rrjetet sociale.

Ngjarja ka shqetësuar ndjekësit e saj, ndërsa shumë prej tyre i kanë dërguar mesazhe mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë.

Bia Khalifa përjeton sulm paniku, përfundon nën kujdes

bia khalifa sulm paniku

Lini një Përgjigje