Showbiz16 Mars 2023, 11:58

Funksionoi! Jacobs përfiton nga fama e Luizit dhe tërheq mijëra ndjekës në Instagram

Shkruar nga Pamfleti

Funksionoi! Jacobs përfiton nga fama e Luizit dhe tërheq mijëra

Pasi Luiz Ejlli zbuloi se planin për të dërguar në nominim Krist Aliajn dhe Armaldo Kllogjerin e kishte parë nga një lojtar në ‘Big Brother Kanada’, ‘kryefjalë’ në vendin tonë u bë Kevin Jacobs.

Ky i fundit është një emër jo pak i njohur në Kanada e së fundmi shumë i njohur në Shqipëri.

Ashtu siç ‘Pamfleti’ shkruante, Jacobs ka pësuar rritje të madhe të ndjekësve në profilin e tij në “Instagram”, duke shkuar nga 10 mijë në 28.5 mijë ndjekës në më pak se 24 orë. Fansa të shumtë të këngëtarit shqiptar kanë filluar ta ndjekin Kevin, i cili ka reaguar për lojën që po bëhet në ‘Big Brother VIP Albania’.

“Dikush më ka thënë se ai djalë më ka studiuar mua”– tha kanadezi i cili nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin edhe në disa postime të tij në “Instastory”.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në postimet e tij në rrjetet sociale.

 

kevin jacobs fame