Showbiz16 Mars 2023, 10:51

Mesazh nga Butrinti për Jorin, reagon Imeri: Dikush do të bëjë zhurmë

Shkruar nga Pamfleti

Mesazh nga Butrinti për Jorin, reagon Imeri: Dikush do të

Butrint Imeri ka reaguar lidhur me mesazhin që u shfaq në emrin e tij në “Big Brother VIP”. Një mesazh shumë i papritur ka shkuar në shtëpinë e famshme. Sipas asaj që u shfaq në ekran, Butrinti i ka dërguar një mesazh Jorit.

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.

Mirëpo, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj, në Instagram duke e mohuar diçka të tillë.

“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë (ta rënkojë). Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullait, (personazh viral në mediat sociale) duke qeshur.

Jori, në dhjetor, para se BBV të niste, ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin, se i pëlqen shumë dhe është i bukur.

Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.

butrint imeri jori delli