
G Bani ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar arsyet për të cilat vendosi të futet në formatin e njohur “Big Brother VIP Albania”. Ai pranon se një nga motivet kryesore ishte dëshira për famë, duke shtuar se ai kishte gjithashtu interes për të fituar para dhe tërheqjen e femrave të bukura.
“Sigurisht që unë isha shumë i interesuar për famë, lekë e femra të bukura besoj se të gjitha këto lidhen”, theksoi ndër tjerash gjatë intervistës.
Gjatë intervistës në emisionin “Mos i bjer me top”, G Bani theksoi se një nga personazhet që e ka inspiruar për këtë hap ishte Luizi, i njohur për popullaritetin që fitoi në një edicion të mëparshëm të “Big Brother”. Ai shtoi se ka pasur edhe të tjera figura që kanë lënë një përshtypje të madhe tek ai në edicionet e tjera të këtij formati.
Me këtë, G Bani nuk e ka fshehur asnjëherë që hyrja në “Big Brother” kishte për qëllim të rrisë më tej famën dhe popullaritetin e tij në industrinë muzikore dhe mediatike.
Lini një Përgjigje