TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Mars 2026, 15:43

Gafat e banorëve të Big Brother, reagon e indinjuar mbesa e Robert Ndrenikës

Shkruar nga Pamfleti

Gafat e banorëve të Big Brother, reagon e indinjuar mbesa e Robert

Pas një sfide me pyetje për njohuri të përgjithshme në Big Brother, ku banorët dhanë përgjigje të papërgatitura dhe të pasakta, reagimet në rrjet nuk kanë munguar.

Shumë prej tyre nuk arritën të përgjigjen pyetje bazike, si kush e ka shkruar “Iliadën” apo “sa vite ka një shekull”, duke treguar mungesë të njohurive themelore.

Mes tyre ishte edhe Ana, mbesa e Robert Ndrenikës dhe mjeke profesioniste, e cila komentoi situatën dhe gafat e banorëve:

“Jetojmë në një kohë që shumë prej atyre që na rrethojnë, dinë në detaj emrat e firmave të çantave luksoze, por nuk dinë të thonë se kush e ka shkruar “Iliadën” ose sa vite ka një shekull. Drama nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te mungesa e njohurive themelore bazike. Më e rënda, vetë komentuesit shkruajnë: Hë, se dhe ju të tjerët mos bëni sikur i dini, i lexoni në ChatGpt.”

Drama, sipas komentuesve online, nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te baza e dobët e njohurive.

Disa komentues nuk i kursyen ironitë: “Hë, se edhe ju të tjerët mos bëni sikur i dini, i lexoni në ChatGPT”, duke nxjerrë në pah sesi njerëzit mbështeten shpesh te teknologjia për përgjigje, edhe kur duhet njohuri bazike.

ana robert ndrenika

Lini një Përgjigje