TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Prill 2026, 14:39

“Gruas sime t’i vish anash”, përplasja mes Mirit dhe Mateos: Ta tregoj kur të dalim jashtë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Gruas sime t’i vish anash”, përplasja mes Mirit dhe

Pas përfundimit të spektaklit të së martës, Miri është përplasur ashpër me Mateon, pas disa deklaratave që përfshinin edhe marrëdhënien e tij me Selin.

Në mes të debatit, Mateo i tha Mirit se dëshiron ta ndajë nga gruaja, duke shtuar se nuk ka qenë i dashuruar me të. “Gruas time t’i vish anash, po më ndan nga gruaja. Do që të më ndash nga gruaja”, iu drejtua Miri, duke sqaruar se nuk ka ndjenja romantike: “Këtu nuk kam qenë i dashuruar dhe as nuk jam”.

Diskutimi në spektakël u përqendrua edhe te raporti i Mirës me Selin, veprimet e tij dhe çështja e krevatit, por artisti i “West Side Family” theksoi se gjithçka ishte thjesht për lojë dhe jo për ndjenja të vërteta.

I nervozuar, Miri kërcënoi Mateon se do të “takohen jashtë”: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”, i tha ai, duke përfshirë edhe referenca ndaj familjes së tij.

Kur Mateo kërkoi shpjegim, Miri iu përgjigj shkurt: “Do ta tregoj jashtë!”.

Video e debatit u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë te ndjekësit. Shumë prej tyre kanë kërkuar ndërhyrje nga produksioni dhe shpalljen e një “Zarfi të Zi”, një masë e parashikuar për situata që shkelin rregullat e respektit brenda shtëpisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

miri sherr mateo

Lini një Përgjigje