TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2024, 14:33

Hati i TikTok ‘kërcënon’: Mbajeni mend, do ju dal edhe në ëndërr (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hati i TikTok ‘kërcënon’: Mbajeni mend, do ju dal edhe

“Hati i Tik Tok”, e reja e bërë së fundmi virale për videot e saj me jetesën luksoze, ka reaguar sërish lidhur me lajmin e fundit ku u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie me automjet.

Në një video të publikuar në rrjetin “Tiktok”, ajo tregon se ndryshe nga sa u raportua, automjeti i saj luksoz nuk është sekuestruar nga policia, e madje e tregon teksa e drejton bashkëshorti i saj Jashari, ku edhe për këtë të fundit u raportua se iu bllokua leja e drejtimit.

Hatixhe i quan ‘gënjeshtra’, teksa pranon se vetëm patenta e saj është bllokuar.

“A më shkon kjo ngjyra e re e thonjve, shikojeni pak me kujdes, bukur? Po outfit më shkon me sendilen ë (e ka fjalën për sediljen)? Po Jasharit i shkon timoni? Po ça timoni qenka aa… ajo që ta kanë sekuestruar Jashar? Po si lëviz Jashari pa patentë, nuk pyeska për ligje, për shtet? Besoj se jeni të zgjuar vetë për t’i dhënë kuptim gjithë gënjeshtrave për këtë muhabetin e policisë që ne s’kemi të bëjmë fare. Vetëm patenta ime ka ikur. E vumë dhe në parkim tani në oborrin e shtëpisë, jo në komisariat dhe e mbyllim”-shprehet ajo.

Madje ka një reagim edhe për të gjithë ata që e kanë ‘sulmuar’ në rrjetet sociale.

“Edhe një gjë të fundit për ju që më thoni si nuk ke turp, si nuk ke turp. Jo turp që s’kam, se s’kam bërë asnjë lloj krimi në këtë botë, por do ju dal dhe në ëndërr, ja mbajeni mend”.

hati tiktok kercenime

Lini një Përgjigje