TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Korrik 2023, 13:10

Humbi jetën në rrethana misterioze, Sinéad O'Connor i kishte lajmëruar fëmijët se ç’duhet të bënin nëse gjendej një ditë e vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në rrethana misterioze, Sinéad O'Connor i

Sinéad O'Connor e dinte vlerën e trashëgimisë së saj muzikore.

Në një intervistë të vitit 2021 me revistën People për të promovuar librin e saj me kujtime, "Rememberings", O'Connor tha se ajo u kishte shpjeguar fëmijëve të saj rëndësinë e mbrojtjes së muzikës dhe financave.

Për këtë qëllim, ajo tha se u tha atyre që të telefononin kontabilistin e saj përpara se të telefononin policinë nëse ajo gjendej e vdekur ndonjëherë.

"Shikoni, kur artistët janë të vdekur, ata janë shumë më të vlefshëm sesa kur janë gjallë," tha ajo. “Tupac ka nxjerrë shumë më shumë albume që nga vdekja e tij sesa ka bërë ndonjëherë i gjallë.”

"Kjo është arsyeja pse unë i kam udhëzuar gjithmonë fëmijët e mi që kur ishin shumë të vegjël: "Nëse unë vdes nesër, para se të telefononi 911, telefononi kontabilistin tim dhe sigurohuni që studiot muzikore të mos fillojnë të publikojnë këngët e mia dhe ju të mos e dini ku shkojnë paratë,” shpjegoi ajo.

Këngëtarja irlandeze ndërroi jetë këtë javë pasi u gjet e pa shenja jete në një shtëpi në Londër. Ajo ishte 56 vjeç. Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërkohë që ishte konvertuar në fenë myslimane dhe kishte vënë edhe mbulesë.

O'Connor ishte nënë e katër fëmijëve. Djali i saj 17-vjeçar Shane vdiq vitin e kaluar.

sinead o'connor femijet vdekja misterioze

Lini një Përgjigje