TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Shkurt 2026, 17:15

Hyrje surprizë në Big Brother VIP Albania? Kiara Tito trazon rrjetin

Shkruar nga Pamfleti
Hyrje surprizë në Big Brother VIP Albania? Kiara Tito trazon rrjetin
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Një deklaratë e fundit e Kiara Titos ka mjaftuar për të ndezur diskutime të shumta në rrjete sociale lidhur me një hyrje të mundshme surprizë në Big Brother VIP Albania. Reagimet e ndjekësve janë fokusuar veçanërisht te mundësia e rikthimit të Luiz Ejllit në shtëpinë më të famshme në vend, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

Temën e diskutuan gjatë emisionit “Shqipëria Live” moderatorja Kiara Tito dhe Sidorela Gjoni, ku u shpreh qartë se situata mbetet e paparashikueshme.

Pjesë nga biseda:

Siodrela Gjoni: Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?

Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…

Sidorela Gjoni: Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithë se, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.

Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por…

Teksa lajmi u përhap kudo, fansat kanë shprehur entuziazmin dhe kuriozitetin e tyre në rrjetet sociale. Rikthimi i mundshëm i Luizit ka nxitur debate dhe spekulime për dinamikat që mund të krijohen brenda shtëpisë, duke marrë parasysh karakterin e tij të paparashikueshëm. Për momentin, çdo gjë mbetet në pritje, dhe tifozët e Big Brother VIP 5 do të duhet të presin për konfirmimin zyrtar.

kiara tito dhe luiz ejlli

Lini një Përgjigje