
Një nga çiftet më të reja për momentin në botën e sportit është tenisti italian Mateo Berretini dhe ish-e dashura e ish-mesfushorit të Milanit, Kevin Prins Boateng, Melisa Sata. Dhe qershia mbi tortë e kësaj romance ishte mbrëmja e fundit, ku tenisti festoi 27-vjetorin e lindjes.
Melisa nuk ngurroi ta uronte partnerin e ri edhe në rrjetet sociale, duke u mjaftuar vetëm me fjalët: Gëzuar ditëlindjen Mateo Berrettni! Ish-velina e emisionit të njohur “Striscia la Notizia” postoi një selfie bardh e zi me sportistin në Instagram.
Ajo përdori tre emotion të veçanta: një yll, një zemër dhe një tortë datëlindjeje. Me pak fjalë, modelja beson fort në këtë lidhje me Berretinin, edhe pse është dhjetë vjet më i ri se ajo.

Lini një Përgjigje