
Modelja argjentinase, Paloma Silberberg, ka bërë të ditur se është ndarë me Niko Gonzalez, pasi ka zënë “mat” futbollistin e njohur me një femër tjetër në shtëpinë e tyre. Ajo dhe lojtari i cili u largua nga Juventusi drejt Atletiko Madrid vetëm një ditë më parë, kishin një lidhje prej tre vitesh. Por gjatë kësaj vere i dhanë fund pasi Paloma kishte zbuluar nëpërmjet kamerave tradhtinë.
Në emisionin “A la tarde (América)” ajo ka treguar me detaje se çfarë kishte ndodhur. Gjithçka e kishte mësuar rastësisht, kur ishte nisur për në Argjentinë nga Italia. Ajo ishte munduar të telefononte futbollistin, pro ai nuk po i përgjigjen, ndaj ishte lidhur me kamerat e shtëpisë.
“Që para se unë të mbërrija në Argjentinë, ai ishte me një tjetër. Dhe nuk ishte italiane, ishte argjentinase. Unë i kisha besuar të gjitha budallallëqet që më kishte thënë një ditë më parë”, shpjegoi Paloma.
“Ku i zbulova? Për fat nuk ka kamera në dhomat e gjumit, por i pashë në sallon, në pishinë, ishte një ‘touch and go””, tha ajo duke bërë të qartë se që nga fundi i korrikut, kur kishte ndodhur kjo gjë, kishte mbyllur gjithçka me futbollistin argjentinas.
Lini një Përgjigje