TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shtator 2024, 10:56

Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd Vasos dhe Enada Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd

Çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lidhja e tyre shumë vjeçare e dashurisë, e cila nisi në bankat e shkollës, u kurorëzua me martesë dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, i cili tani është 16-vjeç.

Por, fatkeqësisht marrëdhënia që nga larg dukej e mrekullueshme, duket se ka përfunduar. Sipas fjalëve që qarkullojnë ‘lart e poshtë’, një ndër arsyet kryesore kanë qenë tradhtitë e shumta të balerinit.

Teksa Enada përpiqej të shpëtonte martesën, Gerdi dukej se nuk po ndihej më rehat në lidhjen tashmë të konsumuar. Detaji që përforcon informacionin e ardhur në ‘Pamfleti’ është edhe fakti që çifti nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram, madje thuhet se ata nuk jetojnë më bashkë, por tashmë kanë adresa të ndryshme banimi.

Ndërkohë që Enada i ka ende fotot me Gerdin dhe madje adresa në Instagram vazhdon të jetë enadagerdvaso, balerini ka një adresë të tijën me emrin dhe mbiemrin e vet, në të cilën nuk ka postuar asnjë foto me ish-bashkëshorten tashmë.

Burime pranë ‘Pamfleti’ konfirmojnë se edhe gjatë pushimeve verore, në plazhin e Qeretit, Gerdi është parë në shoqërinë e djalit të tij dhe të një vajze tjetër, por asnjë gjurmë e Enada Hoxhës. /Pamfleti

Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd Çift në skenë dhe në jetë, merr fund martesa mes Gerd

gerd vaso ndarje enada hoxha

Lini një Përgjigje