TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2023, 20:14

"Je në shtëpi prej Luizit", Nita dhe Kiara 'shuajnë gjakrat' mes njëra-tjetrës: Jam e zhgënjyer nga ty!

Shkruar nga Pamfleti

"Je në shtëpi prej Luizit", Nita dhe Kiara

Prime-in e kaluar Kiara dhe Nita kishin një debat mes njëra-tjetrës, ku kjo e fundit tha se sjellja e moderatores ka ndryshuar totalisht kur ajo u rikthye edhe një herë në shtëpinë  e BBV.

Gjatë një bisede, Nita u shpreh e zhgënjyer për një koment që Kiara kishte bërë në dhomën e rrëfimit, ku kishte nënkuptuar që Nita është në shtëpi për shkak të Luizit.

Kjo e fundit u shpreh se fakti që ajo ka arritur deri në këtë pikë të lojës, ka arritur me forcat e veta dhe se nuk e ka ndihmuar Luizi.

Sipas Kiarës, Luizi i mban të karikuar banorët dhe shtoi se kur ai nuk përfshihet në asnjë bisedë në shtëpi, atëherë nuk ka ngjarje. Ajo madje shtoi se Nita kërkon vëmendje prej Luizit dhe fakti që asaj nuk i pëlqen mendimi i saj nuk është problemi i saj.

Ndërkohë, Nita tha se nuk është e drejtë që ajo i sheh gjërat kështu dhe sipas saj, Kiarën e pengojnë mendimet e saj.

nita kiara zhgenjim luizi shtepi

Lini një Përgjigje