TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Maj 2025, 12:34

‘Jeta ime ndryshoi prej Big Brother’, Rozana Radi: Çfarë më tha partneri për Gertën

Shkruar nga Pamfleti

‘Jeta ime ndryshoi prej Big Brother’, Rozana Radi: Çfarë

Rozana Radi zbuloi për ‘Goca dhe Gra’ se si jeta i ka ndryshuar pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100% pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Po ashtu ajo zbuloi kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100%. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Big-ut.”, u shpreh Rozana.

Kur dole jashtë, çfarë të befasoi më shumë nga reagimet?

Rozana: Më erdhi shumë mirë për shkrimin që kishte bërë Rezarta në rrjetet e sociale. Të dyja jemi rritur dhe me rritjen tonë mendojmë dhe sillemi ndryshe. Do e falënderoj shumë pasi në një moment jo shumë të mirë të timin në shtëpi, Rezarta doli dhe vendosi pikat mbi ‘i’.

Kritika dhe komplimenti që të bëri partneri?

Rozana: ‘Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’. Komplimenti? ‘Ti për mua je më e mira’. Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gertës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj.

rozana radi goca dhe gra

Lini një Përgjigje