
Një foto e nxjerrë nga Loredana, teksa shijon pushimet, ka bërë që vëmendja të drejtohet sërish me të madhe drejt saj.
Kjo, jo për foton në vetvete, por komentin që e ka pasuar atë.
Ka qenë reperi Don Xhon, ai i cili i ka lënë një zemër në koment Loredanës.
Kjo e fundit i ka kthyer me emoj-in e kurorës së mbretit, duke ndezur hamendësimet për raportin e tyre.
Në fakt, prej javësh përfliten si dyshe në kryeqytet. Sipas Prive’ mes tyre ka nisur një afrimitet i madh, i cili shkon përtej komenteve në rrjete sociale.
A bëhet fjalë për miqësi, bashkëpunim për ndonjë projekt apo diçka më shumë? Është herët ta themi, megjithatë ‘ku ka zë nuk është pa gjë’!

Lini një Përgjigje