TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Korrik 2025, 10:42

“Libri aksesor”, Arlinda Dudaj: Ishte e stisur, ajo e tha për klikime

Shkruar nga Pamfleti

“Libri aksesor”, Arlinda Dudaj: Ishte e stisur, ajo e tha për

Botuesja Arlinda Dudaj ishte e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo u ndal edhe tek deklarata e modeles së “She’s On Top”, ku tha se ‘librin e përdor si aksesor për të bërë foto të bukura në plazh’…

Pjesë nga intervista:

Si e komenton këtë deklaratë?

Ma dërgoi një miku im që është një lexues i jashtëzakonshëm dhe ma nisi për gallatë. E pashë dhe i thashë ‘më bëre për ilaçe’. Kjo ishte pjesa e parë, pata një shokim. Jo se nuk e di situatën. E di shumë mirë që situata është për të vënë duart në kokë. Njerëzit lexojnë shumë pak. Madje edhe njerëzit që kanë lexuar, i shoh që të lexojnë shumë më pak se më përpara. Dhe një njëfarë mënyre edhe i justifikoj, ka shumë njerëz që kanë halle. Megjithëse them gjithmonë që libri është tamam si një melhem që ti ia vë dorës së djegur dhe e qetëson. Unë të paktën kështu e mendoj: nëse je djegur diku dhe vendos atë melhemin, kështu është edhe libri për shpirtin, por qoftë dhe për hallet dhe për lodhjet e sfidat e panumërta që na jep jeta.

Por ka diçka jo të vërtetë në këtë, ka diçka të stisur. E para, që vajza e kishte Story-n gati për ta treguar dhe e tregon shumë shpejt. Dhe e dyta, mënyra se si ishte shumë e përgatitur për ta thënë. E tha në një mënyrë shumë të qetë, më bëri përshtypje fytyra e saj, që nuk i lëvizte asgjë, qartësia e saj. Por nuk mund të them që ishte e pa artikuluar. Kjo është pjesa që më vë mua në dyshim, në raport me të gjithë vërtetësinë e kësaj. Gjithsesi, le ta marrim që nuk ishte e vërtetë dhe ishte një sajim, për çfarë bëhet kjo? Dikush më tha për klikime, por kjo është dhe pyetja ime…

Si qenka kjo punë, që një njeri që thotë diçka të tillë, qenka me 10-ta dhe për më tepër të ketë pasur letësinë notën 9?! Mjekësia është degë e rrezikshme. Dhe tani duhet të vëmë pikëpyetje të gjithë këtyre profesorëve dhe dijeve të kësaj vajzës. Më duket shumë kundërsens. Apo është kjo vajzë kaq e zgjuar sa po na përdor të gjithëve?! Më duket e vështirë që ajo të bëjë mjekësi. Se dhe mjekësia është një tjetër profesion që duhet të ketë fisnikërinë, duhet të ketë kujdesin, empatinë, gjëra të cilat nuk po i vë re. Të gjitha këto janë pjesë e këtij sistemi të madh, sistemit të klikimeve, sistemit të kërkimit të vëmendjes.

arlinda dudaj libri aksesor

Lini një Përgjigje