Showbiz31 Maj 2023, 10:51

Në një lidhje të re? Krist Aliaj premton se është më e mirë se Keisi

Shkruar nga Pamfleti

Në një lidhje të re? Krist Aliaj premton se është

Edhe pse marrëdhënia e tyre zgjati fare pak, mes Kristit dhe Keisit u u mendua që mund të kishte diçka pas daljes së tyre nga shtëpia e Big Brother, duke qenë se këngëtarja e la të kuptohet diçka të tillë.

I ftuar në “Shqipëria live”, Kristi tha se ata kanë raporte njerëzore, janë takuar dhe kanë folur kur kanë rastisur në ambiente të përbashkëta, por nuk ka asgjë më shumë se kaq.

“Unë Keisin e kam takuar në prapaskenat e ‘Portokalli’ dhe kemi bërë muhabete njerëzore. Jemi në atë nivel, nuk kam pse ta injoroj se kemi kaluar kohë bashkë aty brenda”, tha ai.

I pyetur për këngën e Keisit që u duk si ‘diss’ për të pasi thuhet “Kur thu që s’ta nin, në fakt ta nin”, Kristi tha: “Unë kam qenë shumë i sinqertë kur thashë se nuk kam më interes për të. Ky tekst mund të jetë për shumë çuna. Nuk e di nëse është për mua. Mund të jetë për ndonjë ish tjetër.”

Ndërkohë në një moment moderatori Arjon Muça e ngacmoi duke e pyetur: “Kjo që ke aktualisht është më e bukur?”

Kësaj pyetjeje Kristi iu përgjigj duke thënë: “Kjo që kam aktualisht? Rritet cilësia”, duke na bërë të mendojmë se ndoshta ka nisur një lidhje të re, ose një njohje. Mos ndoshta Dea Mishel ‘nuk ia ka futur kot’ kësaj here?

kristi aliaj e dashura e re