Showbiz31 Maj 2023, 11:12

Nita ia thotë Argjirës në sy: Graciano ka tentuar të më puthë

Shkruar nga Pamfleti

Nita ia thotë Argjirës në sy: Graciano ka tentuar të më

Nita Latifi nuk ka qenë një emër shumë i dëgjuar për publikun, edhe pse ajo është këngëtare, por pas daljes nga BBVA, ajo është në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ajo publikoi këngën ‘dy gota’ e po korr suksesin e saj. Mirëpo, edhe daljet televizive s’kanë qenë të pakta.

Teksa ishte e ftuar në ‘E Diell’, ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta për karrierën, ‘Big Brother’ dhe për jetën private.

Ajo u pyet se cili nga personazhet e njohur e ka ngacmuar apo i ka dërguar mesazh, e përgjigjia habiti personat që ishin në studio. Nita tha emrin e Graciano Taganit, duke treguar se ai ka tentuar ta puthë në kohën kur kanë qenë në ‘Star akademi’.

Argjira Spanca, e cila ishte në studio, e që është e dashura e Gracianos, tha se nuk është aspak problem, pasi në atë kohë s’ka qenë pjesë e jetës së tij.

nita graciano puthje