
Këtë mëngjes Elvana Gjata ka ndarë në story-n e saj në Instagram një status jo të zakonshëm, duke patur parasysh që Elvana është një këngëtare që nuk flet kurrë për ndjenjat e veta.
“Kam luftuar për ty, por ti kurrë nuk ke dasht”, shkruan Elvana në Instastory, duke ngjallur dyshime të mëdha.
Mendimi i parë në lidhje me këtë shkrim sigurisht është ndonjë dedikim romantik, por shumë gjasa ka që të jetë edhe ndonjë pjesë e shkëputur nga ndonjë projekt i saj i rradhës. Siç dihet tashmë, artistët tanë po përdorin çdo mënyrë për të promovuar këngët e tyre dhe kjo mund të jetë një e tillë.
Nga ana tjetër sa i përket jetës private, Elvana ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe një dedikim i tillë, kaq hapur nuk është në “stilin e saj”. Kujtojmë që kënga e fundit e sjellë nga Elvana Gjata është “Luj Luj” në bashkëpunim me Dhurata Dorën si pjesë e albumit të kësaj të fundit të titulluar thjesht “Dhurata”.
Ndonëse është bërë e ditur edhe se këngëtarja do të vijë me një tjetër bashkëpunim këtë herë me Noizy-n, sërish si pjesë e albumit të tij “Alpha” që do të publikohet më 7 prill.

Lini një Përgjigje