Joseph Baena ka shkruar historinë e tij të parë në bodybuilding duke triumfuar në Kampionatin Shtetëror NPC Natyror të Kolorados, që u mbajt të shtunën, më 28 mars 2026, në Denver. Ai siguroi tre medalje ari, duke rrëmbyer titullin në kategoritë Men’s Body Heavyweight Class, Men’s Classic Physique True Novice dhe Men’s Class Physique Novice.
Në një postim në Instagram, Baena festoi fitoren me mbishkrimin:
“Mision i Përmbushur!”
Fotot e publikuara tregojnë emocionin e tij në skenë, teksa buzëqesh dhe përkulet për t’i përshëndetur tifozët. Ky sukses shënon debutimin e tij në bodybuilding, dekada pas hyrjes së babait të tij, Arnold Schwarzenegger, në të njëjtën fushë, që e bëri legjendë të viteve 1980.
Joseph ka treguar më herët se rruga drejt suksesit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ai shkroi në Instagram se gjatë shkollës së mesme nuk dukej gjithmonë si sot:
“Njerëzit ndonjëherë harrojnë se unë isha i shëndoshë në shkollë të mesme. Më përjashtuan nga ekipi im i basketbollit dhe futbollit sepse nuk mund të ndiqja ritmin me fëmijët e tjerë.”
Ky triumf duket se është një hap i parë i rëndësishëm për Baenën, që po ndjek gjurmët e babait të tij në bodybuilding dhe po krijon emrin e tij në skenën ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje