
Keijsi dhe Stelina në ‘Përputhen’ janë deklaruar ekskluzivisht për njëri-tjetrin.
Gjatë javëve që kanë qenë pjesë e programit të dashurisë, kanë dëshmuar se në raportin e tyre ka pasur ulje dhe ngritje, por Keijsi u shpreh se, për sa kohë arrin që të gjejë rrugën e duhur të komunikimit me Stelinën gjithçka duket premtuese.
Kur Megi i pyeti në lidhje me të ardhmen e tyre, Keijsi e kishte planifikuar gjithçka si në raportin dashuror dhe në biznes gjithashtu. Ai u shpreh gjithashtu se ishte ai që kishte ‘gjithçka në dorë’ dhe se Stelina ishte dakord me këtë pjesë.
Ata dhuruan emocione të bukura në studio, pasi Stelina pranoi ftesën e Keijsit për t’u deklaruar për njëri-tjetrin. Pavarësisht pritshmërive shumica e konkurrentëve nuk ishin dakord në lidhje me zgjedhjen e tyre, ku Marsiela u shpreh duke thënë:
Pse nuk e merr gruan tënde dhe tani të dalësh? Sepse qëllimi i “Për’puthen” u përmbush….
Në fund Keijsi dhe Stelina sqaruan se kjo ishte një zgjedhje e tyre që nuk do të dilnim me askënd tjetër në emision, por vetëm me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje