TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Nëntor 2025, 13:45

Një ‘sy hapur dhe një sy mbyllur’, Lori Hoxha jep sinjal për nisjen e Big Brother?

Shkruar nga Pamfleti

Një ‘sy hapur dhe një sy mbyllur’, Lori Hoxha jep sinjal

Manjatja e Top Media, Lori Hoxha, ka ndezur një valë kurioziteti në rrjetet sociale me një postim intrigues në Instagram, ku ndau një foto  të një këmishe, e cila në vend të kopsave kishte sy. Një kopsë ishte e zbërthyer dhe një e mbërthyer.

Pikërisht kjo e fundit bëri që rrjeti të ‘ziejë’.

Kjo simbolikë, e njohur për lidhjen e saj me identitetin vizual të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë që ndjekësit të spekulojnë për një rikthim të mundshëm të këtij reality show.

Postimi i Lori Hoxhës është interpretuar si një sinjal i qartë se lajmet rreth sezonit të ri të Big Brother VIP Albania janë shumë afër. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos ofrojë detaje të tjera, duke lënë fansat në pritje dhe duke intensifikuar diskutimet në rrjetet sociale. Çfarë do të ndodhë më pas?

Kjo situatë ka rritur pritshmëritë e publikut, i cili është në kërkim të një përgjigjeje: Kur do të nisë Big Brother Albania?

Fansat presin me padurim njoftimin zyrtar, duke shpresuar se do të kenë mundësinë të ndjekin aventurat e reja që do të sjellë ky reality show.

Një ‘sy hapur dhe një sy mbyllur’, Lori Hoxha jep sinjal

lori hoxha kemisha big brother

Lini një Përgjigje