TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Qershor 2026, 08:30

Këndoi në dasmën e Dua Lipës, Besnik Qaka zbulon detaje: Jemi kënaqur! Kemi performuar para njerëzve më të rëndësishëm!

Shkruar nga Pamfleti
Këndoi në dasmën e Dua Lipës, Besnik Qaka zbulon detaje:
Këngëtari i njohur, Besnik Qaka

Këngëtari i njohur, Besnik Qaka i ftuar te “Kampionët e Botës” tha se ka kënduar për 1 orë në dasmën private të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa i dha fund beqarisë duke u martuar me aktorin e famshëm, Callum Turner.

I pyetur për këtë moment unik, Qaka u përgjigj sërish shkurt dhe me modesti.

Marina Vjollca: Të gjithë ata që kanë qenë aty kanë kënduar e kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm. Besnik komplimente, si ishte ndjesia?

Besnik Qaka: Super, super! Jemi kënaqur, ka qenë një dasmë gjigante. Kemi performuar para njerëzve më të rëndësishëm!

këndoi në dasmën e dua lipës besnik qaka flet për dasmën virale

Lini një Përgjigje