TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Dhjetor 2024, 14:20

Këngët me tekst ‘provokues’, Ronela Hajati: Mami nuk më foli 6 muaj

Shkruar nga Pamfleti

Këngët me tekst ‘provokues’, Ronela Hajati: Mami nuk

Ronela Hajati, në një intervistë tha se, ndonëse ajo publikon shumë këngë me tekste të mira, vëmendja e publikut shkon gjithmonë te një këngë provokuese që ajo lançon.

Këngëtarja tha se kur ajo publikoi këngën “Mos ma lësho” nëna e saj nuk i foli për 6 muaj.

Ronela Hajati: E di ça do ha unë pas kësaj interviste apo jo? Mua ajo s’më ka folur me gojë për një këngë që unë kam bërë “Mos ma lësho”. Ajo me të drejtë se, mos ma lësho, ç’do lëshonte në fund të fundit. Nuk më foli për 6 muaj. Por unë me thënë të drejtën i bëj gjërat me mendim, siç bëj gjëra shumë provokuese bëj dhe këngë që kanë tekste shumë të mira. Dhe deri diku të vjen inat se unë bëj 6 këngë me tekst shumë të mirë dhe një provokuese dhe vetën aty kapen njerëzit.

ronela hajati kenge provokuese

Lini një Përgjigje