
Amber Candy, banore e Big Brother VIP, ka rrëfyer një histori prekëse të jetës së saj. E përlotur, ajo tregoi para banorëve të tjerë sesi mori një telefonatë nga babai, dhe pas 10 minutash, ai ndërroi jetë.
“Më del babai në telefon dhe më thotë: Si je, sido që të bëhesh ngelesh fëmija dhe gjaku im. Unë nuk të hedh kurrë poshtë nëse ti e ke menduar që të kam hedhur poshtë.
Fjalët kanë qenë këto dhe pasi babai mbyll telefonin, pas 10 minutash më vjen një tjetër telefonatë që babai ka vdekur. Bota m’u shemb.”-u shpreh Amber, teksa tha se nuk ishte lejuar të shkonte as në funeral.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje