Showbiz19 Qershor 2024, 18:34

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga Pamfleti
Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të
Ermal Meta

Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Ermali përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, madje as zemra, 19.06.2024”, shkruan ai duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ermali është në një lidhje me italianen Chiara Sturda, që prej 4 vitesh. Ndërkohë që para disa kohësh në një intervistë të dhënë këngëtari tha se vajza do të quhet Fortuna Marie.

Ermali e ka mbajtur gjithmonë sa më larg vëmendjes partneren e tij. 34 vjeçarja nga Milano, punon si agjente dhe menaxhere marketingu në një kompani konsulence për futbollistët. Në vitin 2018 ajo punoi në Bergamo TV si komentatore sportive dhe më pas ndoqi një seminar të gazetarisë sportive në Sport Italia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

ermal meta