
Mbrëmja gala, e organizuar nga shqiptarët në Nju Jork, me titull “Albanian American Relations Council”, bëri bashkë titullarë të njohur të vendit tonë, siç është edhe presidenti i republikës Bajram Begaj. Por, në fotot e publikuara shfaqet edhe këngëtarja shumë e njohur Mira Konçi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo u fotografua së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Amanda Begaj.
Në foto shihet se kreu i presidencës ka diskutuar për disa momente me këngëtaren e njohur shqiptare.

Lini një Përgjigje