TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2023, 10:49

‘Kepi i Vipave’ një tjetër ‘Big Brother Vip 2’, ndryshon vetëm vendi i xhirimit

Shkruar nga Pamfleti

‘Kepi i Vipave’ një tjetër ‘Big Brother Vip

Emisioni “Kepi i Vipave”, i cili drejtohet këtë vit nga Kiara Tito, si dhuratë për gruan e Sulltanit të ‘Big Brother Vip 2’ (Luiz Ejlli), duket se do të ketë të njëjtët banorë të BBV2.

Mësohet se puntata e parë do të jetë ditën e diel, më 2 korrik dhe mesa duket do jetë vetëm një zgjatim i Big Brother, pasi ish-banorët do sqarojnë dinamikat e mbetura pezull në shtëpinë e famshme.

I vetmi ndryshim është se pjesë e Kepit do jetë edhe ish-konkurrent i Përputhen, Mevlan Shaba.

I ftuar në program është edhe Kristi, cili do të ketë një darkë romatike me Keisin. Pritet për t’u parë nëse në këtë format do të përfshihen edhe Luizi dhe Olta të cilët janë aluduar përgjatë këtyre ditëve.

Nuk e dimë si e kanë menduar organizatorët këtë shfaqje, por kemi përshtypjen që audienca do lodhet me të njëjtët personazhe që thonë dhe bëjnë të njëjtat gjëra. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe pse pritshmëritë janë shumë të ulëta. /Pamfleti

‘Kepi i Vipave’ një tjetër ‘Big Brother Vip

kepi i vipave kasti big brother vip2

Lini një Përgjigje