TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Qershor 2023, 22:15

Raporti i krisur 7-vite më parë, zbulohet “molla e sherrit” mes Xheorxhina Rodriguez dhe mamasë së CR7

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i krisur 7-vite më parë, zbulohet “molla e

Që kur Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodriguez zyrtarizuan lidhjen e tyre në vitin 2016, ka pasur thashetheme të vazhdueshme për marrëdhëniet e tensionuara mes influencueses së famshme dhe vjehrrës së saj, Dolores Aveiro.

Megjithatë, sipas revistës “Look”, nisja e konfliktit të tyre ndodhi pas një vendimi të modeles, kur ajo u transferua me CR7 në “La Finca”.

Thuhet se Kristiano i dha asaj liri të plotë për të dekoruar shtëpinë sipas shijes së saj, duke kuptuar se ajo duhej të ndihej rehat në shtëpinë e tyre së bashku.

Ndryshimi i Xheorxhinas që Aveiro nuk mund ta pranonte

Siç thuhet nga mediat e sipërpërmendura, një nga ndryshimet e bëra nga Rodriguez u kundërshtua shumë nga Dolores Aveiro.

Mbi oxhakun në dhomën e ndenjes, dikur ishte një pikturë e madhe me portugezin dhe nënën e tij. Por pasi ajo u zhvendos, Dolores zbuloi se piktura ishte hequr dhe zhvendosur në garazh.

Në vend të saj, ajo kishte vendosur një pikturë të saj, të cilën Dolores Aveiro e interpretoi si një përpjekje për ta zëvendësuar dhe një veprim egoist nga Xheorxhina.

Sipas thashethemeve, kjo mendohet të jetë shkaku i vërtetë i sherrit mes tyre, i cili vazhdon edhe pas 7-vitesh, duke sjellë si pasojë marrëdhënien e tyre të largët mes njëra-tjetrës.

Në fakt, vetëm pak javë më parë, revista “Lecturas” raportoi një thashethem se Dolores Aveiro kishte kryer magji në një kukull që i përkiste influenceres.

Nëna e Ronaldos i mohoi menjëherë këto akuza në një deklaratë, duke theksuar se ato ishin të rreme dhe se i shërbenin vetëm për të dëmtuar reputacionin e saj.

xheorxhina rodrigez dolores aveiro mamaja e kristiano ronaldos

Lini një Përgjigje