Showbiz 1 Qershor 2023, 13:42

Këtë vit nuk do të ketë ‘Sunny Hill Festival’, lajmin e jep vetë Dua Lipa

Shkruar nga Pamfleti

Këtë vit nuk do të ketë ‘Sunny Hill Festival’,

Pas vitit të kaluar kur u organizuan dy koncerte tre ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë, Festivali “Sunny Hill” këtë vit po e bën pushim.

Organizatorët kanë njoftuar se po kërkojnë për hapësirën e re. Kjo ka bërë që të merret vendimi për të shtyrë edicionin e këtij viti ndërsa datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosen në gusht të vitit 2024.

Kjo është bërë e ditur nga menaxherët e festivalit të cilët kanë thënë se do t’i jepet kohë krijimit të hapësirës së re. Njoftimi zyrtar është publikuar edhe nga Dua Lipa në Instagramin e saj.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që ‘Sunny Hill Festival’ përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”, është theksuar në deklaratë.

dua lipa pezullim sunny hill festival