Showbiz 1 Qershor 2023, 12:02

Stjuardesa lajmëron për bombë në avion, donte të pengonte të dashurin të largohej për tek partnerja e re

Shkruar nga Pamfleti

Stjuardesa lajmëron për bombë në avion, donte të

Një stjuardesë 47-vjeçare ka bllokuar fluturimin Buenos Aires-Miami, duke i dërguar një mesazh zanor pilotit për kërcënim me bombë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Daniela Carbone donte të parandalonte të dashurin e saj, një ish-stjuard nga hipja në avion për të fluturuar drejt SHBA-së për të arritur në qytetin ku banonte e dashura e tij e re.

Kështu, 270 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit qëndruan në terren për kontrollet e nevojshme, së bashku me punonjës të tjerë të Aerolineas. Në përfundim të kontrollit nuk u gjetën pajisje të dyshimta, por policia e aeroportit u kthye te zonja dhe e prangosi direkt në aeroport.

Stjuardesa, e cila prej 25 vitesh është në shërbim të kompanisë ‘Aerolineas Argentinas’, akuzohet për alarm të rremë që kërcënonte praninë e bombave në një avion që nisej për në Miami nga Aeroporti Ndërkombëtar Ezeiza.

Sipas hetuesve, Daniela Carbone kishte përdorur një celular që i përkiste vajzës së saj 21-vjeçare për të dërguar mesazhin, me zërin e saj të ndryshuar, për t’u hakmarrë për faktin se ishte lënë nga ish-i dashuri që ishte në bordin e avionit.

“Thuaji kapitenit që kemi vendosur tre bomba në avion. Mos u ngatërro me policinë dhe shiko avionin, sepse përndryshe do t’ju fluturojë koka”, dëgjohet në mesazhin zanor me zërin e ndryshuar.

Pas këtij komunikimi u zbatuan në mënyrë të pashmangshme planet emergjente në lidhje me kërcënimet me bombë, duke i detyruar pasagjerët të dilnin në breg, ndërsa avioni po kontrollohej.

Në përfundim të kërkimit nuk u gjet asnjë bombë e dyshimtë, ndërsa doli hipoteza se Carbone kishte vendosur të përdorte këtë marifet për të penguar ish-të dashurin e saj të fluturonte për në Miami, ku me sa duket kishte nisur një histori të re dashurie.

Një proces gjyqësor është ngritur kundër zonjës, e cila mund të humbasë punën dhe aktualisht është akuzuar për “kanosje dhe ndërprerje të shërbimeve publike”.

stjuardesa alarm per bombe