Showbiz 1 Qershor 2023, 13:16

‘Larg qoftë të jem serbe’, Dojna Mema sqaron deklaratën dhe i qëndron deri në fund

Shkruar nga Pamfleti

‘Larg qoftë të jem serbe’, Dojna Mema sqaron

Dojna Mema është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. E gjitha nisi nga një postim i moderatores në rrjetet sociale.

“Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, shkroi moderatorja.

Pikërisht ky postim i saj i ka sjellë asaj qindra mesazhe kundra saj me komentues që shpreheshin se ajo është një figurë publike dhe nuk i shkon që të flasë apo të nxis

Regimi i Memës në InstaStory:

Më vjen një lumë mesazhesh ku më thonë je personazh publik, kjo nxit urrejtje ndaj rracës. Njerëz mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës.

Dhe për sa kohë nuk bëjnë një hap mbrapa, ta pranojnë, nuk mund të ketë një dorë-dhënie. Flasim për një shtet që sot e kësaj dite i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi. Duke thënë që Kosova është Serbi. Kështu që, larg qoftë o Zot të jem serbe, është minimumi që mund të them.

dojna mema serbe