
Kejvina Kthella, ish banorja e Big Brother VIP, ka dhenë intervistën e saj të parë pas daljes nga shtëpia.
Kejvina e ka cilësuar moderatorën Kiara Titon si personin më të shtirur brenda shtëpisë. Sipas saj, moderatorja nuk ka qenë e vërtetë që në ditën e parë të hyrjes në Big Brother VIP.
Modelja shprehet se marrëdhënia e çiftit Luiz-Kiara nuk është e vërtet nga ana e moderatores.
Megi: Përse nuk të ka qejf Kiara?
Kejvina: Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.
Megi: A është ajo e vërtetë me Luizin?
Kejvina: Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi.
Megi: Cili është personi më i shtirur brenda shtëpisë?
Kejvina: Kiara, që prej ditës së parë.
Kejvina Kthella është pyetur edhe për incidentin që çoi në eliminimin e saj nga shtëpia e vipave me këngëtarin Luiz Ejlli.
Ajo e cilësoi një moment të tensionuar, ndërsa theksoi se i ka kërkuar falje Luizit për gjestin e pahijshëm.
Kejvina: Luizi donte të më mbronte, kur ai të dalë do vijojë gjithçka, ai edhe më ka kërkuar falje brenda por kur të dalë jashtë do ta kemi raportin të njëjtë. Marrëdhënia ime ka qenë reale, dronin ia dërgova për t’i thënë që jam me ty, për t’i kërkuar falje edhe për gjestin se nuk ishte i hijshëm.
Në lidhje me Oltën, Kejvina u shpreh se ajo ka ndikuar për keq gjatë qëndrimit në shtëpi.
Kejvina: Ajo më ka fryrë, kur ka buzëqeshur tha sot jemi nesër s’jemi, sikur unë të kem vdekur, kur unë po nshkoja thjesht në shtëpi. Ajo është bashkëpunuese në krim. Kam qenë shumë reale.
Megi: Po marrëdhënia me Kristin?
Kejvina: Ato komentet e Bertit nuk i kam kuptuar fare, i ka bërë shumë të ulta, jam e mërzitur, e mërzitur jo se nuk e njoh Bertin, nuk më duket e hijshme, ai është djalë me shumë edukatë, doja që ta nxirrja pak nga veta dhe e dija që edhe ai nuk do bënte ndonjë koment të pahijshëm.
Kejvina u shpreh se ajo nuk ka probleme me ligjin, pas informacioneve se i ishte sekuestruar makina.
Kejvina: Nuk kam probleme me ligjin, jam një gocë plot jetë.