
Seriali i famshëm brazilian ‘Kloni’ mbërtheu para ekranit miliona shikues në mbarë botën, përfshirë edhe publikun shqiptar. Kanë kaluar 20 vjet që nga xhirimi i serialit të famshëm.
Gërshetimi i dy kulturave: asaj latine dhe arabe, fenomeni i klonit dhe dashuria ndërmjet Zhades dhe Lukasit, ishin tema e kësaj telenovele.
Ndërkohë nuk ka si të harrohet vallëzimi ikonik i Zhades (Giovana Antonelli).
Ajo pas dy dekadave ka risjellë këtë vallëzim, por në një mënyrë më të veçantë, me tenxhere dhe tiganë.
Spektatori i saj kryesor, edhe kësaj radhe, ishte Lukasi (Murilo Benicio).
Video e publikuar nga aktorja në Instagramin e saj është bërë virale duke marrë mbi 1 milion pëlqime e komente të shumta.
Kujtojmë se Giovana dhe Murilo ishin lidhur edhe në jetën reale gjatë xhirimeve të serialit. Lidhja e tyre zgjati deri në vitin 2005. Ata kanë një djalë së bashku dhe vlen të theksohet se kanë ruajtur raport miqësor me njëri-tjetrin.
View this post on Instagram