
Olta e ka përjetuar keq mbrëmjen e djeshme daljen e Armaldos nga shtëpia e BBV dhe duket se këtë gjë nuk ka për t’ia harruar Luizit. Në një bisedë që ishte duke zhvilluar me Qetsorin, Olta ka premtuar se shumë shpejt Luizit ka për t’i larguar nga shtëpia Kiarën.
“Ai më hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën. Do përpiqem. Do dal unë, s’ka problem le të dal, unë do guxoj. Unë këtë lojë dua ta luaj fortë. Kaq.”- tha Olta.
Publiku vendosi që mes Kristit, Luizit dhe Armaldos, ky i fundit të largohej nga shtëpia, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Luizi, Armaldo dhe Kristi ishin në nominim këtë javë. Ata u dënuan nga Vëllai i Madh pasi thyen një nga rregullat kryesore të programit, u futën njëkohësisht në tualet, gjë që ky format e ndalon në mënyrë kategorike.
Përmes një zarfi të zi që hyri në shtëpi javën e kaluar, Vëllai i Madh komunikoi se për shkak të thyerjes së rregullave, Luizi, Armaldo dhe Kristi do dërgoheshin në tre në televotim.