TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Gusht 2025, 11:54

‘Kimia’ mes Elgit Dodës dhe Alban Skënderajt prodhon ‘Margaritar’

Shkruar nga Pamfleti

‘Kimia’ mes Elgit Dodës dhe Alban Skënderajt prodhon

Pas një vere të mbushur me performanca në skenat më të mëdha, Alban Skënderaj ka sjellë në fund të sezonit një surprizë muzikore. Kënga e re e tij, e titulluar “Margaritar”, tashmë është publikuar.

Projekti vjen si një bashkëpunim i papritur me Elgit Dodën. Muzika dhe teksti mbajnë firmën e Alban Skënderajt, ndërsa produksioni është realizuar nga Elgit Doda.

Skënderaj kishte paralajmëruar se kënga bart një mesazh të fortë dhe është një dedikim i drejtpërdrejtë për gratë shqiptare. “Për mua janë dhe mbeten pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sonë. Është një festë për to, për t’u thënë faleminderit, për t’i bërë të ndihen më mirë. Është për t’u thënë të ndihen krenare për atë që janë”, u shpreh ai në videon e postuar disa ditë më parë në Instagram.

Me “Margaritar”, Skënderaj dhe Doda sjellin jo vetëm një krijim artistik të ri, por edhe një mesazh shoqëror që vendos gratë shqiptare në qendër të vëmendjes dhe muzika ka motive të bukura shqiptare.

 

alban skenderaj elgit doda kimi margaritar

Lini një Përgjigje