
Poetja dhe shkrimtarja e njohur Rita Petro ka publikuar një video të veçantë, pa filtra, në Instagram teksa po pushon këto ditë të fundit të gushtit.
Duke kaluar momente të këndshme me mikeshat e saj, poetet Mimoza Ahmeti dhe Loreta Schillock, ato shihen teksa tymosin puro e konsumojnë ndonjë gotë, duke recituar poezi ashtu... të ardhura cakërrqejf, siç edhe vetë Rita shprehet.
“Edhe ato midhjet e oqeanit që janë si të gdhendura me dorë, kur i ha më bëjnë të përkorë”, ishin vargjet e improvizuara të Mimoza Ahmetit. Ndërsa Rita, teksa recitonte një poezi të saj, harroi vargjet dhe e gjithë situata shkaktoi gaz e humor tek mikeshat.
“Çakërqejf - e vetmja fjalë e gjuhës së nënës që më erdhi në mendje për këtë postim. Me mikeshat fantastike Mimoza Ahmeti dhe Loreta Schillock.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje