TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Gusht 2025, 09:58

“Komplot”, Giorgos Mazonakis del nga spitali psikiatrik: Skenar i sajuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Komplot”, Giorgos Mazonakis del nga spitali psikiatrik: Skenar i

Këngëtari grek Giorgos Mazonakis është rikthyer në jetën e përditshme pas qëndrimit në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio” në Athinë.
Ai u shtrua në spital me urdhër prokurorie, pas një kërkese të babait dhe motrës së tij. Mazonakis ka deklaruar se ky veprim ishte pjesë e një komploti të organizuar nga familjarët për ta penguar në veprimet e tij personale dhe ligjore.
Në rrjetet sociale tha: “Pas furtunës, vjen qetësia” dhe tregoi një mesazh nga dhoma: “Isha këtu bashkë me të keqen, por e mira fitoi.”
Mazonakis mohoi të ketë probleme psikologjike dhe e quajti situatën një “skenar të sajuar”.

Angazhimet artistike të tij vazhdojnë normalisht, përfshirë kontratën me një nga klubet më të njohura në Greqi për sezonin vjeshtor.

giorgos mazonakis spitali psikiatrik dalje

Lini një Përgjigje