TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Nëntor 2025, 20:57

Ku ishte? Rikthimi i Albës në BBVK4 pas 20 orësh shkakton konfuzion në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Ku ishte? Rikthimi i Albës në BBVK4 pas 20 orësh shkakton

Pas një nate të mbushur me konfuzion, Alba Pollozhani është rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, pas gati 20-orësh.

Largimi i papritur pas takimit me psikologen, i cili erdhi menjëherë pas shpërthimit të saj emocional në Prime, ngriti një mori pyetjesh mbi gjendjen e saj dhe të ardhmen brenda lojës.

Gjatë orëve të paqartësisë, ndjekësit në rrjetet sociale nuk i kursyen hamendësimet: që nga një largim i mundshëm përfundimtar, e deri te problemet serioze shëndetësore.

Komentet dhe debatet u shtuan, duke e kthyer mungesën e Albës në një prej temave më të diskutuara të mbrëmjes.

Por sot, situata mori tjetër drejtim. Alba u shfaq e qetë në zonën e lavanderisë, duke biseduar normalisht me banorët, si të mos kishte ndodhur asgjë. Ky rikthim i papritur ngriti edhe më shumë pyetje sesa dha përgjigje, por të paktën konfirmoi se ajo ndodhet sërish në garë.

Përplasja e saj me produksionin, konkretisht akuzat për deformim të realitetit në konfliktin me Elijonën, mbetet një nga momentet më të nxehta të këtij edicioni

Edhe pse Alba është kthyer fizikisht në shtëpi, dilemat dhe pasojat e atij shpërthimi mbeten ende pezull.

Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje