TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Nëntor 2025, 17:03

Rrjeti ‘zien’ nga kritikat pas emisionit të fundit, si iu përgjigjet Arbana Osmani

Shkruar nga Pamfleti

Rrjeti ‘zien’ nga kritikat pas emisionit të fundit, si iu

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi puntata e fundit e emisionit “Mirëmbrëma Yje”, ku Arbana Osmani u kryqëzua nga publiku për bullizëm dhe mungesë etike, të gjithë sytë ishin te moderatorja për një reagim.

Por, përballë kësaj vale kritikash dhe tensioni, Arbana Osmani ka zgjedhur të bëjë një veprim krejtësisht shpërfillës ndaj situatës.

Në vend të ndonjë sqarimi apo kundërpërgjigjeje, moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël në “Instastory”.

Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, larg zhurmës së Tiranës, duke shijuar rrezet e diellit në Lugano të Zvicrës, në krah të djalit të saj.

Rrjeti ‘zien’ nga kritikat pas emisionit të fundit, si iu

Me këtë postim, Arbana duket se ka dashur të japë mesazhin se nuk është e shqetësuar nga polemikat e rrjetit dhe ka zgjedhur të shijojë kohën me familjen, duke injoruar totalisht “dramën” që ka shpërthyer pas emisionit të saj.

Lini një Përgjigje