TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2025, 13:15

Kujdes nga ky trend TikTok-u! Influencerja thyen shpinën duke provuar “Stiletto Challenge”

Shkruar nga Pamfleti

Kujdes nga ky trend TikTok-u! Influencerja thyen shpinën duke provuar

Një nënë 32-vjeçare nga Rusia, Mariana Barutkina, përfundoi në spital me frakturë në shtyllën kurrizore pasi mori pjesë në sfidën virale “Stiletto Challenge” – një trend absurd që frymëzohet nga Nicki Minaj dhe kërkon të qëndrosh mbi objekte të paqëndrueshme, me taka të larta.

Influencerja tentoi të qëndronte mbi një kavanoz ushqimi për foshnje, vendosur mbi një tenxhere të përmbysur, vetëm tetë javë pas lindjes. Por sfida e çmendur për fame, përfundoi me një rrëzim të dhunshëm dhe dëmtime serioze.

Videoja u bë virale në Rusi dhe më gjerë, duke ngjallur kritika të forta nga publiku:

“Ironi? Karma? Budallallëk dhe guxim,” shkruan një komentues.
“Të jesh nënë dhe të mos fitosh asnjë pikë mençurie… është e frikshme,” shton një tjetër.

Diagnoza? Frakturë e shtypur dhe e përkulur në shtyllën kurrizore. Mariana do të duhet të mbajë korse për tre muaj dhe të rikuperohet me kujdes.

Vetë ajo komentoi: “Vendosa të hap një blog… dhe ja ku jam. Ironi? Apo thjesht jeta që të teston pa paralajmërim.”

Ky rast është një alarm i fortë për pasojat që mund të sjellin sfidat virale të rrezikshme, sidomos për nënat e reja që ndihen të shtyra nga presioni i rrjeteve sociale për të rënë në sy.

tiktok trend stiletto challenge

Lini një Përgjigje