TAGS-AT E JAVËS

Showbiz23 Mars 2026, 14:35

Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare pronari i “OnlyFans”, Leonid Radvinsky

Shkruar nga Pamfleti

Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare pronari i

Miliarderi Leonid Radvinsky, pronar i platformës së përmbajtjes për të rritur OnlyFans, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në një deklaratë zyrtare, kompania konfirmoi lajmin, duke bërë të ditur se ai u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Leo Radvinsky. Ai u largua në paqe”, thuhet në reagim, ndërsa familja ka kërkuar respektimin e privatësisë.

Sipas Bloomberg, Radvinsky bleu shumicën e aksioneve të OnlyFans në vitin 2018 dhe pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin e platformës, duke e kthyer atë në një nga modelet më të spikatura të biznesit digjital në industrinë e përmbajtjes për të rritur. Platforma u jep mundësi krijuesve të përmbajtjes të tarifojnë drejtpërdrejt përdoruesit për akses në materialet e tyre.

Vdekja e tij pritet të sjellë paqartësi mbi strukturën e ardhshme të pronësisë së kompanisë, e cila konsiderohet një nga platformat më të diskutuara të përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit.

OnlyFans u themelua në vitin 2016 nga sipërmarrësi britanik Guy Stokely dhe djali i tij Tim Stokely, duke fituar shpejt popullaritet për përmbajtjen që nuk lejohet në rrjete të tjera sociale. Platforma njohu rritje të ndjeshme gjatë pandemisë së COVID-19.

Së fundmi, Radvinsky ishte përfshirë në negociata për shitjen e rreth 60% të aksioneve të kompanisë, në një marrëveshje që e vlerësonte atë në rreth 5.5 miliardë dollarë. Sipas raportimeve, një kompani investimi me bazë në San Francisco kishte nisur bisedimet për të udhëhequr ofertën, e cila parashikonte kombinimin e kapitalit privat me rreth 2 miliardë dollarë financim në formë borxhi. Deri në muajin shkurt, negociatat ishin ende në fazat fillestare.

Lini një Përgjigje