
Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP".
Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron vëllai i madh. Duket se dikush ka thyer rregullat dhe do ketë një ndëshkim, me shumë mundësi sot gjatë “prime”.
Ngjarja që ka shkaktuar më shumë debat është ajo e një dite më parë, ku Luizi pati përplasje me Kiarën. Vajzat kishin si mision që të mos u flisnin djemve, por Luizi e bllokoi Kiarën mes dy lavamanëve dhe ajo shpërtheu në lot. Shumë prej banorëve e cilësuan si një sjellë agresive. Mbetet të shihet nëse ka të bëjë me këtë skenë apo ka ndodhur diçka tjetër që i ka shpëtuar publikut.
Lini një Përgjigje