Showbiz12 Shkurt 2024, 14:54

Ledri foli për Dafinën, Sara Hoxha poston video me këngën në sfond: F*ck you dhe nëna jote

Shkruar nga Pamfleti

Ledri foli për Dafinën, Sara Hoxha poston video me këngën

Ne shpirtrat kuriozë ende nuk e dimë a janë ndarë apo jo Ledri dhe Sara, por kjo paqartësi s'e ndaloi reperin që në një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalën, ashtu duke qeshur, të thoshte: “Nuk mundet që Dafina të mos më ketë mua mik. Sado që të mërzitet…”.

Sigurisht, njerëzit e komentuan shumë deklaratën e tij dhe disa menduan se Ledri thjesht s'rri dot pa folur për Dafinën dhe është ende i dashuruar me të.

Ca të tjerë, mendojnë se Ledri është i papjekur dhe të tjerë komentues mendojnë shprehen se Ledri thjesht tregoi mungesë respekti ndaj Sarës.

Videon mund ta ketë parë dhe Sara Hoxha, e cila promovoi një maskë sysh, por gjatë procesit të reklamimit, e rregullonte me gishtin e mesit. Në sfond, ishte kënga “Abcdefu” nga Gayle, teksti i të cilës është:

“F*ck you dhe nëna jote

Dhe motra jote

Dhe puna jote”

***

“F*ck you dhe miqtë e tu

Të cilët nuk do t’i shoh më kurrë"

Natyrisht, s’e përjashtojmë mundësinë që e gjitha mund të jetë një rastësi. Sara mund të mos e ketë dëgjuar fare intervistën, ose e ka dëgjuar dhe s’i ka bërë përshtypje, sepse ajo s’është xheloze fare, por gjithsesi, tensionin virtual mund ta ndiejmë.

Ledri foli për Dafinën, Sara Hoxha poston video me këngën

sara hoxha fuck you dhe nena jote