Showbiz15 Qershor 2024, 08:37

Lidhje farefisnore me Heidin? Julian Deda tregon të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti

Lidhje farefisnore me Heidin? Julian Deda tregon të vërtetën

Moderatorja Erjola Doçi intervistoi mbrëmjen e djeshme Jul Dedën në emisionin, 'Top Arena'. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brother dhe ish banorët.

“Ato që nuk e meritojnë fitoren e bëjnë pis, a thua të jetë rasti i Egla Cenos”-ishte pyetja e moderatores.

“Në rastin e Eglës, e ka bërë pis”,-u shpreh Juli.

Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin dhe i mohoi këto zëra.

“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”

“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet”-tha Juli.