TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Qershor 2026, 15:49

Luiz Ejlli shfrytëzon protestën për të bërë këngë, Dea Vieri ‘nuk ia le mangët’: Pse nuk del në shesh?! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Luiz Ejlli shfrytëzon protestën për të bërë
Luiz Ejlli shfrytëzon protestën për të bërë këngë, Dea Vieri ‘nuk ia le mangët’: Pse nuk del në shesh?!

Pas publikimit të këngës së tij të re me mesazhe që lidhen me zhvillimet dhe protestat e fundit në vend, ku shfaqet si shumë i prekur nga situata, këngëtari Luiz Ejlli është përballur me kritika në rrjetet sociale, ku është vënë në diskutim qëndrimi i tij publik.

Ndër reagimet që kanë marrë më shumë vëmendje është ai i Dea Vierit, e cila ka komentuar në mënyrë ironike mungesën e artistit në protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Ajo i referohet një deklarate të mëparshme të Ejllit, ku ai kishte theksuar se secili ka mënyrën e vet për të shprehur protestën përmes artit, përfshirë muzikën.

“Pashë një video të Luiz Ejllit, i cili kishte publikuar këngën e tij të re dhe thoshte se çdo gjë ka mënyrën e vet për të protestuar. Ok more Luiz, ti je artist dhe do bësh këngë. Pse nuk erdhe ta këndosh këtë këngë në shesh, vlla? Se nuk po e kuptoj. Apo views-at e YouTube kthehen në vlera monetare?”, është shprehur ajo.

Reagimi i saj është interpretuar në rrjet si një kritikë ndaj mënyrës se si artistët reagojnë publikisht ndaj temave sociale, duke ngritur debat mbi kufirin mes artit, aktivizmit dhe përfitimit nga përmbajtja digjitale.

Debati vjen në një kohë kur protesta dhe reagimet qytetare në Tiranë kanë marrë vëmendje të shtuar, ndërsa edhe figura të njohura publike kanë shprehur qëndrime të ndryshme përmes platformave të tyre.

dea vieri ironi luiz ejlli

Lini një Përgjigje